Elvana Gjata thyen heshtjen, pasi rrjeti zien nga “akuzat” që po i bëhen

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer aktive në rrjetin social Twitter, të njohur si “X”, duke postuar një mesazh.

Mbetet e paqartë nëse i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj.

“Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”, ka shkruar ajo.

Elvana numëron mbi 200 mijë ndjekës në Twitter dhe rikthimi i saj përkon me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës dhe ambicien për të shkuar në skenën e madhe të Eurovision.

Kujtojmë se në media, kohët e fundit është përfour se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie me një inxhinier shqiptar në Britani, duke i dhënë kështu fund lidhjes së saj disa vjeçare me një personazh të njohur të botës së krimit dhe të rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që aktualisht ndodhet në arrati.