Ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës po vlerësohet hap i rëndësishëm strategjik për vendin, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e kapaciteteve të sigurisë dhe zhvillimin industrial.
Kompleksi industrial, i cili do të shtrihet në një hapësirë prej 19 hektarësh, do të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë për prodhimin e municionit dhe do të mbajë vulën e Republikës .
Përveç furnizimit me municion për nevojat e brendshme të autoriteteve të sigurisë , fabrika pritet të ketë kapacitete prodhuese edhe për tregun ndërkombëtar, duke hapur mundësi për eksport dhe pozicionim të Kosovës në industrinë e mbrojtjes.
“Në fund të vitit të ardhshëm do t’i kemi plumbat e parë që do të prodhohen në Kosovë që do të prodhohen në Kosovë nga një fabrike shtetërore e RKS për nevoja të ushtrisë dhe policisë, por edhe për eksport”, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.
Në këtë kontekst, në institutin “ Octopus” thonë se funksionalizimi i fabrikës mund të realizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e vendeve aleate të NATO-s.
“Besoj se Kosova do të realizoj fabrikën e municionit, por këto do të bëhen me ndihmën e aleatëve, të NATO-s, për shkak se janë më se të nevojshme dhe është edhe qëllimi që të shtrihet forca dhe të mbrohen pozicionet të cilat janë të NATO-s ku përfshihet edhe Kosovë”, tha Gurakuq Kuqi, Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus.
Kryeministri në detyrë dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes bënë të ditur se fillimisht në këtë fabrikë pritet të prodhohet municion i kalibrave 5.56 dhe 7.62 milimetra, për të vazhduar më pastaj deri te prodhimi i dronëve.



Të tjera
Jeni më të sjellshëm me të huajt se me familjarët tuaj? Këto janë 3 arsyet pse ndodh ky fenomen
Nga 1 Qershori, ndalohen pagesat me para të gatshme mbi 2 mijë euro
🔥 Antalya po të pret – LUKSI që meriton me Crystal Sunset Pearl Collection!