Kanë mbetur vetëm tri ditë deri në testin e përplasjes mes Bayer Leverkusen dhe Bayern Munih.
Ndeshja e madhe e planifikuar për në 28 shtator në Allianz Arena do të jetë shumë delikate dhe rezultati do të jetë i rëndë duke pasur parasysh diferencën mes kampionëve aktualë të Gjermanisë, 3 pikë prapa bavarezëve të Kompany.
Ndërkohë sot mesfushori i “Aspirinave”, Granit Xhaka ka folur për problemet e mbrojtjes së Leverkusenit në fillim të sezonit në një intervistë për Sky Sports DE.
E nisim me 4-3 e vështirë ndaj Wolfsburgut: “
Më e rëndësishme është që morëm tri pikët, por ka gjëra të rëndësishme që duhen trajtuar qartë dhe që për momentin nuk mjaftojnë.
Ne pranojmë shumë gola.
“Për momentin ne pranojmë gola shumë lehtë dhe nuk jemi në gjendje të bëjmë gjërat themelore me topin në fushë dhe të bëjmë një hap më tej se kundërshtarët tanë. Në këtë nivel penalizohemi menjëherë për këtë dhe e keni parë kundër Wolfsburgut, por edhe në ndeshjen në shtëpi me Leipzig. Dy ndeshje në shtëpi dhe gjashtë gola të pësuar? Kjo nuk mund të ndodhë me ne, duhet të punojmë për këtë”.
“Xabi Alonso natyrshëm e sheh atë që ne bëjmë mirë dhe çfarë nuk bëjmë mirë. Analizon seancat stërvitore dhe ndeshjet.
Nëse ka dikush që e di se çfarë duhet përmirësuar, është trajneri. Është mirë që edhe ne lojtarët e kuptojmë se nuk jemi në nivelin e sezonit të kaluar. Por unë mendoj se është krejtësisht normale. Jemi vetëm në fillim të sezonit dhe kemi ende shumë ndeshje përpara nesh”.
“Sigurisht, ngarkesa dhe presioni janë krejtësisht të ndryshme në krahasim me sezonin e kaluar, por jam i bindur se do të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet tona nëse jemi më të mirë në mbrojtje.
Të gjithë e dinë se sulmi ynë mund të shënojë dy ose tre gola në ndeshje.
Të tjera
Në Drenas, sot rivarrosen viktima e luftës – ishin pjesë e Listës për Persona të Zhdukur
Vuçeviq: Druaj se Kosova, para Procesit të Berlinit, do t’i sulmojë institucionet tona të përkohshme
Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante