Manchester City ka thyer ‘makthin’ e finaleve të humbura në Superkupën e Anglisë, e njohur si “Community Shield”.
“Qytetarët” kanë rikthyer këtë trofe pas një serie negative prej tre finaleve radhazi paraprake të humbura.
Blutë e Manchesterit mposhtën ata të Kuqtë e Manchesterit përmes penalltive.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, me golat e realizuar nga Garnacho (82′) dhe Bernardo Silva (89′).
Në penallti te Man City gaboi pikërisht realizatori i skuadrës në kohën e rregullt, Bernardo Silva, kurse te Man United gabuan Jadon Sancho dhe Jonny Evans.
Ndërkohë, me këtë trofe të fituar, Pep Guardiola ka zgjeruar numrin e trofeve të fituara si trajner me Man Cityn.
Ai tashmë ka fituar trofeun e 18-të me Manchester City në 9 vite.



Të tjera
Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit
FFK dhe Shoqata e Gjyqtarëve nga 1 korriku e nisin Akademinë e Referimit
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj, 2 milionë euro në vit për ish-deputetët