Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn shprehu inkurajimin e tij për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të secilit vend, por edhe për të ndihmuar vendet fqinje.
Ai tha se është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkoi që të respektohet Marrëveshja e Prespës.
“Besoj se ky angazhim, veçanërisht ndaj vendeve fqinje, për t’i ndihmuar me përpjekje të vazhdueshme, do të mbështesë të gjithë rajonin. Sepse vërtet besoj se nëse bëjmë një hap të qëndrueshëm përpara, në rastin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë ndikim në të gjithë rajonin, për shembull në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat duhet të riaktivizohen me Komisionin e ri, tha Hahn në një konferencë për shtyp në Bruksel duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.
Johannes Hahn, në Komisionin Europian (2014-2019) ishte komisioner për zgjerim dhe fqinjësi.



Të tjera
Sveçla: Shantazhet ndaj votuesve serbë vijnë nga direktiva të Serbisë
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për media
Do të qëndrojë apo do të largohet? Çka tha Guardiola?