Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është përfshirë sot në një debat me një qytetar.
Ai ka ndaluar të njëjtin në rrugë pasi i ka penguar veshja që kishte që ishte me simbol të LDK-së.
“Kjo nuk lejohet, LDK te shkolla nuk lejohet, rreth shkollës nuk lejohet”, i tha Sveçla qytetarit.
Qytetari iu përgjigj: “Ti me më fotografu nuk lejohet, ministër duhesh me i ditë ligjet ma i mirë, shihemi në gjykatë Xhelal”
Sveçla iu përgjigj: Hajde nalem.
Më pas, ministri e fotografoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Ministri nuk u ndal me kaq pasi në “Facebook” publikoi foton e qytetarit.
“‘Institucionalistët’ në shkelje të ligjit për zgjedhjet para qendrës së votimit me simbol partiak. Panik!”, shkroi ai.



Të tjera
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1
Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë