Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për sistemin aktual të drejtësisë duke thënë se është “pushtet i çuditshëm”.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se “para dite Kurti thotë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite Kurti dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë, duke bërë edhe përpjekje për ndërhyrje te gjyqësori”.
Ai ka shkruar se logjika e këtij pushteti nuk ka kuptim për shkak se thuhen gjëra të ndryshime dhe kontradiktore.
“Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, shkroi Haradinaj.
“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, ka shkruar Haradinaj.



Të tjera
Përse djemtë nuk qajnë?
Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re
Paqja në Ukrainë nuk është larg