Honda ka konfirmuar se versioni i konceptit të bukur Prelude të vitit të kaluar do të dalë në shitje në Evropë.
Duke lëshuar imazhe të një veture të kuqe – koncepti origjinal ishte i bardhë – së bashku me një Prelude origjinale të gjeneratës së parë 1979-82 që duket i vogël në krahasim, Honda pohoi se Prelude i parë i ri në 30 vjet do të ndërthurte argëtimin e drejtimit me efikasitetin nëpërmjet një motori hibrid, shkruajnë mediat e huaja.
Prodhuesi i automjeteve nuk hyri në detaje në lidhje me motorin, por raportet e fundit nga Japonia sugjerojnë se mund të jetë i njëjti motor e-HEV si hibridet e Civic dhe Accord të tregut amerikan.

Koncepti Prelude bëri debutimin e tij në Panairin e Lëvizshmërisë në Japoni tetorin e kaluar, më pas “u hodh” në LA Auto Show në nëntor.
Ajo paraqitje në LA dukej si një aluzion i fortë se Prelude do të ofrohej në SHBA, por disponueshmëria në Amerikën e Veriut nuk është konfirmuar ende.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1