Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.
Ai ka kritikuar kreun e LDK-së se këtë parti po e sheh vetëm si mundësi personale dhe jo mision.
Reagimi i Rugovës, vjen pasi ai ka treguar se ka dëgjuar zëra në LDK se do të jetë sukses, nëse kjo parti merr 20 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sipas thashethemeve nga selia e LDK-së, sukses qenka nëse LDK del partia e dytë me diçka mbi 20 përqind. E pastaj disa habiten pse them që Albin Kurti nuk ka opozitë.
Lumiri me shokë, LDK-në e sheh si oportunitet personal dhe jo mision”, ka shkruar Naser Rguova në një postim në Facebook.
Të tjera
Fundjava vjen me mot të vranët dhe me reshje shiu
Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga ushtria e SHBA-së
Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri shënoi hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve