Futbollisti Jack Grealish dhe e dashura e tij, Sasha Attwood, kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti, të dy 28 vjeç, e kanë ndarë lajmin në llogaritë e tyre në Instagram.
“Bekimi më i madh i jetës”, shkroi Grealish, duke postuar një fotografi të tij duke përqafuar Attëood nga pas.
Attwood ndau të njëjtin imazh me mbishkrimin: “Gjysma ime, gjysma juaj – përtej se e bekuar”.
Dyshja thuhet se janë takuar që kur ishin adoleshentë, të cilët janë rritur bashkë në Solihull, West Midlands.

Attwood, një modele, ka punuar me marka të ndryshme duke përfshirë: L’Oreal dhe Pretty Little Thing.
Grealish humbi mundësinë për t’u përzgjedhur për skuadrën përfundimtare të Anglisë me 26 lojtarë për Euro 2024.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se ndihej keq që la jashtë Grealish dhe të tjerët, por disa lojtarë thjesht patën një sezon më të fortë.



Të tjera
Xhem për pastrim të shpeshtë të zorrëve: Mjekët e rekomandojnë në vend të barnave
12 shenjat e kancerit të gjirit
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet