Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, në Edicionin Special, ka thënë se mandatari i ri për krijimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca, mund të arrijë t’i bëjë 61 vota.
Ai thotë se Konjufca ka raporte të mira me të gjitha partitë, dhe kjo sipas tij mund të jetë avantazh për të.
“Nuk e di se si do të veprojë, nëse ka… Glauku është një djalosh i cili ka komunikim të mirë të gjitha subjektet politike. Mund t’i gjejë edhe 5-6 deputetë që ta votojnë”, u shpreh Kryeziu.
Ai tha se kjo mund të arrihet për faktin se mandati ti deputetit është i lirë dhe nuk është i lidhur.
Kryeziu thotë se nëse bëhet qeveria me Konjufcën, vazhdohet tutje, e nëse jo, shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për të cilat ai tha se është po ashtu e autorizuar presidentja dhe brenda 40 ditëve duhet të mbahen zgjedhjet.



Të tjera
Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një trangull në ditë?
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë