Katër kandidatë për anëtarë të Bordit të televizionit publik janë ftuar për intervistim nga Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, raporton Ekonomia Online.
Komisioni ka zhvilluar mbledhjen pa praninë e mediave, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje para takimit.
Për procedurën e intervistimit të kandidatëve, tregoi kryetarja e Komisionit, Adelina Grainca.
“Nga dhjetë pyetje gjithsej, pesë do t’iu parashtrohen kandidatëve, pyetja e parë dhe e dhjeta është standarde, pyetja e pestë dhe e tetë do të ua bëjnë atyre”, tha ajo.
Përgjigjet kandidatët do të mund ta japin në afat kohor prej 20 minutash.



Të tjera
5 rregulla në çift që të ndiheni “të lirë”
Balaj: Dalja e ulët në zgjedhje dhe mobilizimi ndikuan që Aleanca ta kalojë pragun
5 përfitimet shëndetësore nga kosi