Kristiano Ronaldo kërkon punëtorë për hotelin e tij Pestana “CR7” në Madrid, një nga hotelet më të njohura në zonë, për të zgjeruar stafin e tij me kontrata të përhershme dhe përfitime të rëndësishme punësimi.
Lojtari kërkon punëtorët e rinj që do të zënë pozicionet e kamerierit, mbikëqyrësit, recepsionistit, asistentit të barit dhe kamerier junior pa përvojë.
Kërkesa thelbësore për të gjithë është të ketë një nivel të lartë të gjuhës angleze (B2 ose C1) dhe, në disa raste, të ketë një kualifikim profesional mesatar ose më të lartë.
Hoteli i Kristiano Ronaldos u ofron punonjësve të rinj një kontratë të përhershme me bileta restoranti dhe një tarifë të reduktuar nëse dëshirojnë të qendrojnë në një nga hotelet e portugezit.
Paga do të jetë rreth 2300 euro në muaj me 50 ditë pushime dhe bonus datëlindjeje, me 25% zbritje në bare dhe restorante.
Pasi të ketë kaluar periudha e provës, e cila do të vendoset nga kompania në momentin e intervistës për punë, kandidati do të ketë edhe sigurim shëndetësor privat për të cilin nuk do të duhet të paguajë asgjë. Për sa i përket pushimeve, përveç 30 ditëve në vit, parashikohen edhe 20 ditë shtesë.
Të gjithë të interesuarit për t’u bashkuar me stafin e “Pestana Hotel Group” duhet të regjistrohen në portalin e punës Turijobs për të ndarë CV-në e tyre.
Pasi të regjistrohen, kandidatët do të mund të dërgojnë aplikacionet e tyre për të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes.
Të tjera
Në Drenas, sot rivarrosen viktima e luftës – ishin pjesë e Listës për Persona të Zhdukur
Vuçeviq: Druaj se Kosova, para Procesit të Berlinit, do t’i sulmojë institucionet tona të përkohshme
Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante