Përmes një postimi në Facebook, publicisti Gëzim Mekuli ngriti disa pikëpyetje të forta mbi heshtjen e pazakontë të Beogradit ndaj protestës së thirrur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Mekuli vëren me habi se, ndryshe nga reagimet e menjëhershme të Serbisë zyrtare edhe për ngjarjet më të vogla në Kosovë, kësaj radhe Beogradi është zhytur në një heshtje të thellë.
Ai shton se mungesa e reagimit nga presidenti Vuçiq ndaj një nisme të tillë nga “miku” Rama nuk është e rastësishme dhe mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të heshtur, duke e shndërruar dyshimin në një paralajmërim serioz.
Shkrimi i plotë
Dje, krejt Serbia zyrtare, media e opozitë, reaguan brenda 30 minutave për shkak se 3 kamiona të ndryshkur kaluan nëpër rrugë të Kosovës.
E sot, s’paku deri më tash, asnjë fjalë nga Vuçiqi e as nga Beogradi i moçëm.
Pse more Vuçiqi reagon e kallet kur është në lojë Albini, por shukatë kur miku dRama del në skenë?



Të tjera
40 vjeç është më mirë sesa 30 vjeç
Sandalet me gisht aspak higjienike
Pija që duhet të pini para gjumit për bark të sheshtë