Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin amerikan George M. Wikoff.
Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në takimin e parë mes tyre, Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.
“Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.



Të tjera
Topi i Kupës së Botës 2026 shkon në hapësirë, ndërsa NASA studion futbollin në zero gravitet
Kërçeli i kundërpërgjigjet Hotit: Mbrojeni LDK-në sepse po ju ndërrohet qiramarrësi, për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset
Hoti bën thirrje për protestë, për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan