Në Javën Kundër Korrupsionit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka riafirmuar angazhimin e tij dhe të qeverisë për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm, duke theksuar se ligji duhet të jetë mbi interesat personale dhe e vërteta mbi privilegjet, përcjell KosovaPost.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është një detyrë e përditshme dhe një betim ndaj shoqërisë dhe brezave që vijnë.
Ai bëri thirrje për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm, ku ligji është mbi interesat personale dhe e vërteta mbi privilegjet.
“Le të vazhdojmë së bashku, me vendosmëri dhe integritet, rrugën e reformave që e bëjnë Kosovën më të drejtë, më të pastër dhe më të besueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook, duke shpërndarë edhe një video ku flet më gjerësisht mbi këtë temë.



Të tjera
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngritet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme
Kusari-Lila, në takim me KUSA dhe Ambasadën e SHBA-së
Elezi: Nesër nis numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike