Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se janë rekrutuar mbi 2,700 ushtarë të rinj gjatë mandatit të tij të parë dhe se nga sot është hapur konkursi për pranimin e 44 kadetëve të rinj.
Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facevook ka shkruar se e kanë rritur numrin e ushtarëve për më shumë se dyfish.
Tutje Kurti ka shkruar se në vetëm dy muaj, janë hapur dy konkurse për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregues ky i qartë i besimit, motivimit dhe përkushtimit të të rinjve tanë për t’i shërbyer vendit tonë.
“Pothuajse 2 mijë të rinj i janë nënshtruar procedurave të përzgjedhjes për pranimin e 320 rekrutëve të rinj në FSK”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Cilat janë perimet më të mira për shëndetin
Zhegrova drejt largimit, Juventusi e do yllin e Realit
Nuk ndiqen në rrjetet sociale, por motra flet për raportin me Dafina Zeqirin: Do t’ia jepja veshkën time