Juristja e medias, Flutura Kusari ka kërkuar shkarkim të të gjithë personave përgjegjës, pas raportimit të mbëmshëm të RTK-së.
Kusari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-së është vështirë i rikuperueshëm.
“Demi qe i eshte bere kredibilitetit te RTK-se eshte veshtire i rikuperueshem.
Vetem shkarkimet sot – asnje dite me vone – te te gjithe personave pergjegjes do te ndihmonin sado pak.” – ka thënë ajo.
Në fund, Kusari ka thënë se propaganda e VV-së ka helmuar publikun me informacione të kontaminuara.
“Ju lumte gazetareve qe po distancohen nga politika redaktoriale e RTK-se, politike kjo qe e ka leju propaganden e VV-se me e helmu publikun me informacione te kontaminuara.” – u shpreh ajo.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani për jetëgjatësi
“Superushqimet” që s’duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë
Shenjat përpara një sulmi kardiak