Bukayo Saka ka qenë një nga lojtarët e Anglisë që ka shkëlqyer në Euro 2024.
Ylli i Arsenalit është në lidhje prej kohësh me partneren e tij, Tolami Benson, e cila e ka ndjekur atë në çdo ndeshje të Kampionatit Evropian.
Kush është e dashura e Bukayo Saka, Tolami Benson?
Benson, e cila ka 149 mijë ndjekës në Instagram, është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan fotografi të ndryshme, e në të shumtën e rasteve shfaqet krah yllit të futbollit.
Ajo është gjithashtu një tifoze e Gunners, që ka postuar foto edhe me fanellë e duke i përcjellë ata.

Sa kohë janë bashkë?
Dyshja mendohet se kanë filluar të takohen në fund të vitit 2020, por e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre deri vonë.
Ata nuk ndajnë foto të tyre së bashku, madje as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Thashethemet për romancë nisën kur Benson hodhi në Instagram një foto me dikë me maskë, në vitin 2021.
Romanca e tyre u zbulua më vonë nga fansat në shkurt 2022, kur dyshja ndanë foto individuale të tyre në një jaht në Dubai.

Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lidhjen e tyre.
Tolami ka mbështetur të dashurin e saj në Euro 2024 teksa ajo është parë mes turmës.

Bukuroshja ka qenë e ulur krah të tjerëve, si Megan Pickford, e cila është e martuar me portierin anglez, Jordan Pickford.
Tolami punon në Marrëdhënie me Publikun. Ka studiuar në Birmingham City University dhe ka diplomuar në të njëjtën fushë.

Të tjera
Artan Hoxha zbardh skemën: Si krimi i organizuar i ka dhënë Ramës 5-6 deputetë
“The Telegraph”: Trump i vë ‘pistoletën’ në kokë Zelenskyt, i kërkon gjysmën e Ukrainës!
“U rrëmbye, por arriti të shpëtojë”/ Zbardhen detaje nga riatdhesimi i 19-vjeçarit, në Sierra Leone shkoi edhe RENEA (Video)