Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj largimit nga puna të gazetares Edina Avdiu nga Radio Televizioni i Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si sulm ndaj lirisë së shtypit dhe pavarësisë së mediave, raporton GazetaBlic.
Bajrami tha se Avdiu është larguar pasi refuzoi të bëhej, sipas saj, “zëdhënëse e propagandës së pushtetit”, duke theksuar se një gazetare në muajin e pestë të shtatzënisë nuk duhet të përballet me largim nga puna për shkak të pyetjeve kritike.
Ajo shtoi se, nëse ka drejtësi, gazetarja duhet të rikthehet në RTK dhe transmetuesi publik t’i kthehet misionit ndaj qytetarëve.



Të tjera
Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë, sa duhet të pini
Ushqimet që ju bëjnë të dukeni më të rinj, hajini më shpesh
Si të sillemi me fëmijët tekanjozë në të ngrënë