Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), raporton Ekonomia Online.
Ky paralajmërim u bë pas përfunditmit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa seanca u caktua të jetë të enjten.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse ky projektligj nuk ndrysho atëherë do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura
Ai e ka kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se ka tendencë të Qeverisë për kontrollimin e mediave online.
“Çka do ta diskutoj me ju janë dy çështje të rëndësishme dhe mjaftë kritike për nga perspektiva jonë nga mënyra si i shohim ne. Është projektligji i Komisionit të Pavarur për Media i cili është në rend dite në seancën e ditës së enjte dhe është ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Këto dy projektligje paraqesin një shqetësim jashtëzakonisht të madh sidomos te projektligji i Komisionit të Pavarur për media ju e dini që tashmë ka pasur kritika të mjaftueshme edhe nga shoqëria civile po ashtu edhe nga zyrtarë të BE-së në Kosovë dhe nga Këshilli i Evropës dhe mund të themi se prej rekomandimeve që kanë ardhur nga Këshilli i Evropës, për standardet të cilat duhet të ketë një projektligj i tillë nuk janë përputh fare ose në masën më të madhe janë injoruar mund të themi lirisht. Ky projektligj është një tendencë e kontrollimit të mediave online të cilin ne e kundërshtojmë”, tha ai.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime