Luiz Ejlli dënohet me një vit burg – fajtor për falsifikim dokumentesh

Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin nga Shkodra Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramanit.

Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale.

Vendimi u dha në datën 02.10.2024, në kohën kur ka Ejlli megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, ishte ende në posedim të vulave të noterit.
Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Këngëtari Luiz Ejlli gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramani që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurramani, si të pajustifikuara me burime të ligjshme të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.

Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luzi Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luzi Ejlli. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.