Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar shtetin e Tajlandës për Ditën e tyre Kombëtare.
Përmes një postimi në X, Osmani tha se Kosova e vlerëson miqësinë me Tajlandën, dhe progresin e arritur bashkë.
“Kosova e vlerëson miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku. Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, ka shkruar e para e vendit në X.



Të tjera
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tjerë në samitin në Armeni
Gërvalla kujton Agim Ramadanin: Heronjtë e lirisë kanë vetëm ditëlindje
Mos e kombinoni qumështin me këto produkte