“Mos ma leni në shoqëri të keqe”: Mavraj e takon Endritin, tregon mesazhin që ia kishte dhënë Hashim Thaçi në Hagë

Gazetari e publicisti Muhamet Mavraj e ka takuar Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit të Kosovës.

Mavraj ka treguar se në Hagë, Thaçi ia kishte dhënë një mesazh për Endritin.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të Hashim Thaçit me Endritin kur ishte i vogël.

Postimi:

Sivjet pata shume deshire qe per 1 tetor t’i nderojme pleqte e Thaçit, por ishte e pamundur per shkak te gjendjes shendetesore, ne vende te ndryshme. Ata e linden dhe e rriten nje strateg te lirise. Solidarizohem 100 perqind me ta per mungesen e perkohshme te tij plot me shprese se nuk do te na ikun pa u bashkuar ne liri se shpejti me te.

Ne shenje simbolike te nderimit jemi takuar me te birin, femiu i vetem, Endritin, dhe me Blerimin, te vellain, njeri i jashtezakonshem ne thjeshtesine e perjetshme te tij qe i amortizon peshat e renda me buzeqeshjen e bute kah flet. Model qe lind, nuk vjen si kopje.

Endritit, me ne fund, ia dhurova

nje album me 14 fotografi qe ai kurre nuk i ka pare as ka ditur gje per to: ato te dites se pare te shkolles (1 shtator 2005), prej tyre edhe kjo ketu, mes dy prinderve.

I lumtur per ekzistencen e ketyre fotografive, Thaçi ne Hage, kur isha per vizite, disa here u shpreh i kenaqur per ecjen e djalit deri atehere dhe disa here na ka porositur: Mos ma leni ne shoqeri te keqe.

Endriti po ece perfekt me studime, shkalle mbi shkalle, afer tjetres diplome. Lumja, e ema, i ka dhene edukate shembullore. Kur ka ne krah nje axhe si Blerimin, ky djale i urte s’mund te jete tjeter vecse model i shqiptarit kuptimplote modest e te suksesshem.

Kur ishte 20 vjetori, në 2017, Hashim Thaçi si president i shtetit e pati dekoruar Levizjen Studentore me dekorate te larte shteterore.