Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova duhet të manifestoj qëllimin e saj që të jetë e gatshme t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes. Ndërsa për Serbia sipas tij ka paraqitur rolin e saj destruktiv, raporton Ekonomia Online.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Muja ka folur edhe për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, nga të cilat pret që të hiqen.
“Të enjten do të ketë seancë të rregullt dhe kuvendi do t’i kthehet punimeve. Në agjendë do të jenë ligje të rëndësishme. Ka qenë kërkesë e deputetëve që salla e kuvendit të digjitalizohet dhe kërkohen disa muaj që të zbatohet një projekt i tillë. Ne nuk mund të presim dhe kuvendi duhet të mblidhet. E rëndësishme është që të funksionojmë paralelisht. Sa i përket dialogut, vit pas viti Serbia ka paraqitur rolin e saj destruktiv. Kosova duhet të manifestoj qëllimin e saj që të jetë e gatshme që t’i zbatojë detyrimet e marrëveshjes. Unë pres që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës dhe të ketë detyrime për Serbinë”, ka thënë Muja.
Të tjera
Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?
Haziri për Hysenin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë që të dalë nga kjo situatë
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të BBVK 3