Koordinatori për Financa i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati që tha se përqindja më e lartë e tenderëve njëburimor ka qenë në qeveritë e kaluara.
“Ministri i Financave, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka folur për ndonjë politikë zhvillimore, kësaj rradhe e paska marrë përsipër propagandën për arsyetimin e kontratave njëburimore.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij:
Rezultate hiq, por abuzime me paranë publike plot!
Ministri i Financave, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka folur për ndonjë politikë zhvillimore, kësaj rradhe e paska marrë përsipër propagandën për arsyetimin e kontratave njëburimore.
Deri më tani i kanë dhënë hiq më pak se 2123 kontrata njëburimore, me vlerë totale prej 273 milionë euro!
Këto kontrata, të dhëna me negocim direkt dhe pa ndonjë arsye për shmangie nga procedurat e tenderimit të hapur, nuk kanë sesi të kenë emër tjetër përveç kurrupsionit dhe abuzimit me paranë publike.
Ka ardhur koha që të kalojmë nga vlerësimi i fjalëve, te vlerësimi i veprave të tyre!
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë