Përgatitjet parasezonale te Bayern Munichu janë në zhvillim e sipër dhe një emër surprizë ka dalë në skenë sa i përket merkatos.
Sipas “Sky Sports”, qendërmbrojtësi Hiroki Ito mund të largohet këtë verë nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Klubi gjerman e vlerëson lojtarin 26-vjeçar për aftësitë dhe karakterin e tij, por është i gatshëm të shqyrtojë ofertat që përmbushin kërkesat financiare.
I njëjti raport përmend edhe Kim Min-jae si një tjetër kandidat për largim, me disa klube italiane që e ndjekin prej muajsh.
Nëse të dy largohen gjatë verës, Bayerni do të detyrohet të ndërhyjë në merkato.
Për momentin, përveç mbrojtësve titullarë Jonathan Tahut dhe Dayot Upamecanos, vetëm Josip Stanišići do të mbetej si alternativë në qendër të mbrojtjes.
Bayerni ishte lidhur edhe me një transferim të Nico Schlotterbeckut, por rinovimi i fundit i kontratës së tij me Borussia Dortmundin e ka bërë këtë lëvizje shumë të vështirë dhe të kushtueshme.
Edhe pse kontrata e re përfshin një klauzolë largimi që aktivizohet pas Botërorit, raportimet tregojnë se Bayerni nuk është ndër klubet që mund ta aktivizojnë atë.
Kjo do të thotë se çdo transferim do të kërkonte negociata direkte me Dortmundin – diçka pak e mundshme, duke pasur parasysh hezitimin e klubit për të dobësuar skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar.
Hiroki Ito iu bashkua Bayernit në vitin 2024 nga Stuttgarti për 23.5 milionë euro.
Që atëherë, ai ka pasur vështirësi të depërtojë në formacionin bazë, pjesërisht për shkak të dëmtimeve të shumta.
Këtë sezon, ai ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime.



Të tjera
Akuza nga PDK ndaj Kurtit: “Nuk i dhamë kënaqësinë të luajë me emra”
Vendim i Haxhiut: Forca e Sigurisë së Kosovës drejt Gazës
Publicisti paralajmëron: Zgjedhjet e reja të pashmangshme në mungesë të marrëveshjes