Paris Saint-Germain e ka mbrojtur titullin e Ligën së Kampionëve pas penalltive (4-3), meqenëse si koha e rregullt ashtu edhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.
Përballja mes dy gjigantëve evropianë ishte tepër e zjarrtë që nga fillimi, me PSG-në që krijoi më shumë raste por që Arsenali kuptohet ishte në nivel të lartë në aspektin defansiv.
Në penallti më të mirë ishin parisienët të cilët triumfuan me rezultat 4-3, falë penalltisë së humbur nga Gabriel Magalhaes.
Sidoqoftë, lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Declan Rice që e mori notën 8.1.
Me nota pozitive u vlerësëuan edhe portieri David Raya (7.8) dhe Kai Havertz (7.5).
Në anën tjetër te PSG-ja lojtarët më të vlerësuar ishin dyshja Joao Neves dhe Desire Doue, që të dy me notën 7.7.
Lojtarë të tjerë me paraqitje pozitive ishin edhe Ousmane Dembele (7.5), Achraf Hakimi dhe Khvicha Kvaratskhelia (7.2).
Ndërkohë lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Eberechi Eze i cili u vlerësua me notën më të ulët 5.9./




Të tjera
Hej Kosovë! A mundesh edhe njëherë me i dal zot Shqypnis?
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin e Paqes, Osmani uron hyrjen historike të FSK-së në ISF