Presidentja e Republikes së Kosovës, Vjosa Osmani, ështe përgjugjur pyetjës hipotetike përkitazi me fatin e saj politik.
Në emisionin “Nerv”, e para e vendit është pyetur se çfarë do të bëjë nëse nuk zgjidhet presidente.
Po ashtu, Osmani është pyetur nëse do të futej në listë të VV-së në zgjedhjet e parakohshme, në rast se dështon zgjedhja e presidentit.
“Në qoftëse nuk zgjidhem presidente, unë do të gjejë mënyra që të kontribuojë për vendim tim dhe popullin tim. Ka mënyra të shumta. Nuk është ky një skenar që e mendoj për momentin, sepse unë jam e bindur që të gjithë deputetët e Kosovës, pavarësisht të cilës parti i takojnë do ta vendosin interesin e Republikës së Kosovës të parin” – tha Osmani.



Të tjera
Islami: Aleksandër Vuçiq, ky imitues i Sllobodan Millosheviqit
Konsumoni ullinj çdo ditë, parandaloni këto sëmundje
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”