Vizita e Presidentit amerikan Donald Trump në vendet e Gjirit vazhdon, teksa sot ai u ndal në Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga aty, Trump zgjodhi të sulmojë sërish Europën.
Trump tha se Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Dytë Botërore dhe “pa ne njerëzit në Evropë do të flisnin gjermanisht dhe japonisht”.
“Franca dhe Rusia dhe të gjithë po festojnë fundin e luftës, përveç nesh. Por ne e fituam luftën. Ata ndihmuan, sigurisht, por pa ne do të flisnin gjermanisht, ndoshta edhe pak japonisht. Mendoj se bëmë më shumë për të fituar Luftën e Dytë Botërore”, vazhdoi ai.
Ndërkohë, që ai hapet për dialog me Kinën mbi tarifat, manjati nuk tregon shenja se dëshiron të ulë tensionet me Evropën, me deklaratën e fortë që bëri nga baza ajrore Al Udeid në Katar.
Por, sipas ish-kryeministrit Mario Draghi, “jemi afër një pike kthese”. (A2 Televizion)



Të tjera
30 milionë, Nkunku shitet nga Milani me urgjencë
Kosova ndër ekonomitë më stabile në rajon, thotë Banka Botërore
Efektet e shëndetshme të kungullit