Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se përkrahja për nënat lehona dhe fëmijët është rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes së tij, duke e krahasuar gjendjen aktuale me atë të katër viteve më parë.
“Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët. Nënat e reja tash marrin 325.9 euro në muaj nga 170 euro sa merrnin deri në muajin e kaluar. E para katër vjetëve nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Dje ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona.



Të tjera
Qeveria në detyrë mban mbledhje, miraton një vendim
Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim financiar ushtarak, 200 milionë lira për FSK-në
Trump: SHBA-ja duhet të “bëjë një udhëtim” drejt Iranit për të marrë materialet bërthamore