Partizani tronditet në Beograd, shqiptari nga Kosova i la pa fjalë

Lugano ka shënuar fitore të madhe në Beograd, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Partizanin, në takimin e parë të rrethit të tretë të kualifikueseve të Europa League.

Futbollisti nga Kosova, Shkëlqim Vladi, është protagonist i golit të fitores.

Ai ka asistuar, ndërsa Zanotti shënoi në minutën e 73-të.

Vladi është aktivizuar në minutën e 68-të.

Portieri Amir Shaipi e futbollisti Uran Bislimi janë paraqitur nga minuta e parë. Bislimi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 35-të dhe u zëvendësua në minutën e 80-të.

Lugano ka epërsi të madhe për sfidën e kthimit.