Portieri i Kosovës, Aro Muriq do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasi është transferuar te Sassuolo, ku deri më tani ishte i huazuar.
Muriq ishte pjesë e skuadrës angleze, Ipswich Town, që ka vendosur ta pranojë ofertën e Sassuolos për kosovarin.
Vet skuadra angleze ka njoftuar se Sassuolo e ka shfrytëzuar opsionin për ta blerë kartonin e Aro Muriqit.
Me skuadrën italiane, 27-vjeçari i kishte 32 paraqitje.
Muriq është zhvilluar te Manchester City. Ka luajtur edhe për NAC Breda, Nottingham, Girona, Willem II, Adana Demirspor, Burnley e Ipswich Town.



Të tjera
Shumë klube pas Ardon Jasharit
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me Aurora Rrustën
Cilat janë perimet më të mira për shëndetin