“Person special në jetën time” – Guardiolas po i largohet ‘krahu i djathtë’ nga Man City

Drejtori i futbollit i Manchester Cityt, Txiki Begiristain, do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke i dhënë fund mandatit të tij 12-vjeçar.

Begiristain, i cili mbushi 60 vjeç në gusht, fillimisht kishte planifikuar të tërhiqej në moshën 55-vjeçare, por vazhdoi për shkak të angazhimit të tij ndaj projektit të Cityt dhe partneritetit me trajnerin Pep Guardiola.

Hierarkia e klubit miratoi vendimin e Begiristain për t’u larguar dhe një zëvendësues është renditur për të filluar në janar të vitit 2025.

egiristain luajti një rol kyç në rekrutimin e pasuesit të tij dhe do të mbikëqyrë një periudhë gjashtëmujore të dorëzimit të detyrës.

Spanjolli iu bashkua Cityt në vitin 2012, duke u ribashkuar me drejtorin ekzekutiv, Ferran Soriano, me të cilin ka punuar në Barcelonë nga 2008 deri në 2010.