Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u largua nga Shtëpia e Bardhë të hënën pas gati dy orësh bisedimesh me homologun e tij amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë.
Kjo ishte vizita e parë e një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që kur Siria fitoi pavarësinë 79 vjet më parë, raporton kp.
Sharaa dhe Trump pritej të përqendroheshin në heqjen e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të gjatë sundimit të regjimit të Bahasr al-Assad që shkatërruan ekonominë siriane, përpjekjet për ta futur zyrtarisht Damaskun në koalicionin anti-ISIS dhe bisedimet e mundshme për normalizimin me Izraelin – një nga qëllimet e deklaruara të Trump.
Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë asnjë deklaratë zyrtare të takimit.
Emisari special i SHBA-së për Sirinë dhe ambasadori në Turqi, Tom Barrack, tha javën e kaluar në Bahrejn se Sharaa pritet të nënshkruajë një dokument me Trump që Siria t’i bashkohet koalicionit anti-ISIS. Nuk është e qartë nëse është arritur një marrëveshje pas dyerve të mbyllura.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim