Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, tifozët e kësaj të fundit duket se nuk i kursejnë ende provokimet.
Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin Kombëtar shqiptar.
Në Nish, aty ku ndodhet dhe hoteli ku po akomodohet ekipi kuqezi, tifozët kanë ngjitur në rrugë parrulla të vogla ku ndodhet harta e Kosovës me flamurin serb.
“Një gjest i pahijshëm nga ana e mbështetësve serbë, të cilët vijojnë të mbyllin veshët kur bëhet fjalë për thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s, për të lënë jashtë futbollit politikën”, shkruan Top Channel.



Të tjera
6 këshilla si të humbisni peshë pa nevojën e dietave
Muhamed Sejdini u arrestua pasi akuzohet se i shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s
Shmangni këto gabime të higjienës personale, rrezikoni shëndetin