Mund të pritet që marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut të “prishet pjesërisht”, thotë analisti ushtarak Michael Clarke.
Britaniku thotë se kushtet e marrëveshjes janë të ngjashme me një marrëveshje të vitit 2006 gjatë luftës në Liban, e cila “nuk zgjati shumë dhe u prish”.
Ajo marrëveshje kërkonte çarmatosjen e Hezbollahut, tërheqjen izraelite nga Libani dhe vendosjen e forcave të armatosura libaneze.
“Kjo duket strukturalisht e njëjtë. Ky është një armëpushim 60-ditor për fillim, dhe do të zgjasë shumicën e atyre dy muajve. Mund të pritet që të fillojë të prishet pjesërisht, sepse mendoj që Hezbollahu do të rikthehet. Zona që duhet mbajtur nën vëzhgim është Metula. Ky është një vendbanim izraelit pikërisht në kufi – është zona më e ndjeshme”, deklaroi ai.
Nëse kjo prishet, aty mund të pritet të fillojë sërish lufta, shtoi Clarke, shkruan skynews.
Clarke thotë se ishte “interesante” që Franca ishte e përfshirë në këtë marrëveshje.
“Historikisht, Franca ka një rol të madh në Liban. Është fuqia koloniale evropiane me lidhjet më të mëdha me Libanin”, shton ai.
“Mendoj se Emmanuel Macron (president francez) ishte mjaft i interesuar që Franca të shihej duke marrë një rol udhëheqës në këtë dhe të tregonte se Franca dhe Amerika janë dy fuqi që mund të punojnë së bashku”, përfundoi britaniku.
Ndryshe, kabineti i sigurisë së Izraelit, presidenti amerikan, Joe Biden kanë bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se sot ka hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit midis shtetit izraelit dhe Libanit.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë