Disa aplikacione në internet kanë rënë nga sistemi përkohësisht të mërkurën, përfshirë Facebook-un, Instagram-in dhe Whatsapp-in, sipas Downdetector.
Sipas këtij uebsajti, rënia e këtyre aplikacioneve u raportua të mërkurën në mbrëmje, para se ato të riktheheshin pas disa orësh.
Shumica e përdoruesve raportuan se kishin telashe me aplikacionet e këtyre rrjeteve sociale në telefonat e tyre mobil.
Meta, e cila ka në pronësi këto rrjete sociale, kishte thënë se po punonte për ta ndrequr këtë problem.
“Ne jemi në dijeni se një problem teknik po ndikon te disa përdorues për kyçjen e tyre në aplikacionet tona”, shkroi Meta në rrjetet sociale.
“Ne po punojmë për ta kthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, tha ajo.
Përdoruesit e këtyre rrjeteve e shfrytëzuan platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.
Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, u raportua se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk kishin funksionuar gjatë asaj kohe.
Rënie të ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara./REL



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1