“Rrëfim prekës – Vasfije Krasniqi-Goodman rikthehet në vendin e dhimbjes”

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka ndarë një dëshmi prekëse, duke rrëfyer se pas shumë vitesh është rikthyer në një nga vendet ku përjetoi krimin që, sipas saj, ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

Krasniqi-Goodman përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar një fotografi të një shtëpie për të cilën thotë se nuk mund të hynte në njërën nga dhomat e saj pasi “aty ndodhi krimi”.

Sot vendosa të kthehem në një vend ku për vite të tëra nuk kam pasur forcë të shkel. Ishte vendi i dytë ku, si një vajzë vetëm 16 vjeçe, përjetova tmerrin që më ndryshoi jetën përgjithmonë.Shtëpia e parë nuk ekziston më. Por kjo shtepi ende qëndron. Sot u afrova deri aty. Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, në dhomën ku mbetën të varrosura britmat, frika dhe pafuqia e një vajze të re. Nuk munda. Në oborr ishte dikush duke punuar. Qëndrova jashtë dhe bëra vetëm një fotografi.