Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se viti 2026 do të jetë ndër vitet më të vështira për ekonominë, biznesin dhe qytetarët e Kosovës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Shahini ka shkruar se Kosova po hyn në një fazë të thellimit të varësisë nga importi, ku prodhimi vendor po përballet me mungesë të mbështetjes dhe presion të madh nga konkurrenca e jashtme.
Ai thotë se AKB-ja vlerëson se rritja e vazhdueshme e importeve, deficit tregtar në nivele rekorde historike po e dobëson prodhimin vendor në tregun e brendshëm.
Postimi i tij i plotë:
IMPORTET PRITET TË ARRIJNË RRETH 8 MILIARDË € NË 2026 – EKONOMIA E KOSOVËS NË RREZIK SERIOZ!
Aleanca Kosovare e Bizneseve – Paralajmërim i hershëm!
AKB-ja, duke analizuar trendet e tregtisë së jashtme për 3 muajt e parë të vitit 2026 dhe duke i krahasuar me vitin 2025, paralajmëron se viti 2026 do të jetë ndër vitet më të vështira për ekonominë biznesin dhe qytetarët e Kosovës.
Kosova po hyn në një fazë të thellimit të varësisë nga importi, ku prodhimi vendor po përballet me mungesë të mbështetjes dhe presion të madh nga konkurrenca e jashtme.
AKB-ja vlerson se rritje e vazhdueshme e importeve, deficit tregtar në nivele rekord historik po e dobëson prodhimin vendor në tregun e brendshëm.
PROJEKSIONI I AKB-së PËR 2026
Importet pritet të arrijnë rreth 8 MILIARDË €.
Kjo do të thotë, varësi ekstreme nga mallrat e importuara,dalje masive e parasë nga ekonomia e Kosovës dhe ekonomi e bazuar në konsum, jo në prodhim.
Nëse vazhdon ky trend, deficiti tregtar do të thellohet edhe më shumë, prodhuesit vendorë do të humbasin konkurrencën dhe do të rritet papunësia dhe varfëria në Kosovë.
PARALAJMËRIMI I AKB-së
Mungesa e politikave të qarta për mbështetjen e prodhimit vendor po e shtyn ekonominë e Kosovës drejt një krize strukturore.
Viti 2026 rrezikon të jetë viti me deficitin më të madh tregtar në historinë e pasluftës.
Qeveria e vendit duhet t’i ndërmarrë disa hapa konkretë:
1. Mbështetje reale për prodhuesit vendorë
2.Strategji për zëvendësimin e importeve
3. Ulje e kostos së energjisë për bizneset
4.Rritje e eksporteve dhe prodhimit vendor dhe të subvencionojë.
Kosova nuk mund të zhvillohet duke importuar gjithçka dhe duke prodhuar pak.
Është koha për veprim – jo për heshtje tha ne fund Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.



Të tjera
Qëndrimi i tepruar në ekrane dëmton aftësitë kognitive të fëmijëve
Institucionet dështuan në trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Lipjani, ende asnjë masë konkrete
Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO