Në një intervistë të re për ‘Rolling Stone‘, artistja Shakira ka folur për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin Gerard Pique.
Këngëtarja kolumbiane pranon se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale.
Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo vajton lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks.

“Ata u përpoqën të më ndalonin, më thanë: ‘Mendo pak. Pse do të ekspozohesh kështu? Është shumë’. Ato ishin foto të vështira, apo jo? Por ishin të vërteta, kështu u ndjeva”, pranoi ajo.
Shakira shtoi se ekipi i saj e këshilloi të mos postonte një video të tillë.
Për kujtesë, Shakira dhe Pique i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre afatgjatë në mesin e vitit 2022. Shakira është saktësisht 10 vjet më e madhe se ish-futbollisti i Barcelonës.



Të tjera
Recetë: Vezë të mbushura me djathë dhe speca
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është i domosdoshëm