S’ka formulë për ta mposhtur Trepçën, 3-0 shkon finalja – Ekonomia Online

S’ka formulë për ta mposhtur Trepçën, 3-0 shkon finalja

Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me rezultat 80-84.

Pas dy fitoreve radhazi në serinë finale, kampioni aktual nga Mitrovica ka arritur edhe fitoren e tretë duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 31-41 në favor të Trepçës, teksa mysafirët ruajtën avantazhin edhe në pjesën e dytë për të shënuar fitoren e tretë në serinë e finales.