Ivana Knoll ka mbërritur në Berlin të Gjermanisë ku po përgatitet për Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”.
Ajo ka shëtitur nëpër qytet dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë bërë foto me të.

“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk funksionon, palestra dhe pishina janë në ndërtim e sipër. Nuk e rekomandoj”, ka shkruar ajo.
“Kam paguar 650 euro për një natë dhe në çmim përfshihet: një dhomë e vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të rinovimit dhe për më tepër menaxheri është i vrazhdë”, ka shkruar ajo në një video ku ankohet për kushtet.

Kujtojmë se Knoll tërhoqi shumë vëmendje në Botërorin 2022 në Katar dhe për këtë folën edhe mediat botërore.




Të tjera
Recetë: Vezë të mbushura me djathë dhe speca
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është i domosdoshëm