Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të dielën me pasoja për Iranin nëse udhëheqësit e tij nuk veprojnë shpejt. Trump në një postim në “Truth Social” ka deklaruar se Irani nuk do t’i mbetet asgjë dhe se kjo është esenca.
“Për Iranin, ora po ecën, dhe ata duhet të veprojnë, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË E ESENCËS!”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Ky postim erdhi pak kohë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan këtë të diele një bisedë telefonike. Mësohet se kjo telefonatë zgjati më shumë se gjysmë ore.
Të dy udhëheqësit diskutuan mundësinë e rinisjes së luftimeve me Iranin, ndërsa Trump e informoi gjithashtu Netanyahun për vizitën e tij të fundit në Kinë.



Të tjera
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet rekordit të 2021-tës
Prof. Ali Dula – kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap drejt NATO-s