Pas aksionit antidrogë ku u sekuestruan rreth 26 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan tre persona, detaje shtesë ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit janë arrestuar më 1 qershor 2026, pasi gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 26 kilogramë.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të arrestuarve, ndërsa substanca narkotike është sekuestruar për procedura të mëtejme hetimore.
Ndryshe policia ka njoftuar se dy vetura me targa serbe janë identifikuar në Pikën Kufitare në PKK Vërmicë, ku më pas njëra është ndaluar në Zveçan dhe tjetra në Jarinjë.
Të arrestuarit janë një shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi.



Të tjera
Shumë klube pas Ardon Jasharit
Kushtrim Kelani thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me Aurora Rrustën
Cilat janë perimet më të mira për shëndetin