Bukuroshja shqiptare, Jori Delli, ka treguar për herë të parë se si është njohur me reperin italian, Fred De Palma.
Historia e tyre e dashurisë nisi shtatë vjet më parë në një mënyrë tejet interesante.
Në një intervistë për “Pushime on Top”, ish-banorja e Big Brother tha se për herë të parë u takuan në një klub nate.

E njëjta zbuloi se kanë kontaktuar përmes Instagramit, edhe pse nuk dëshironte të fliste me të famshmit.
“Më shkruan në Instagram, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët”, u shpreh ajo.

Delli shtoi: “Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër”.
Ajo ka rrëfyer edhe planet për dasmë e për të pasur fëmijë së bashku.



Të tjera
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri iu kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën
Kërkesë për paraburgim ndaj 11 të dyshuarve për manipulim votash
Nga dhimbja e luftës te suksesi në SHBA, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Teuta Elshanit