Një person (serb) është arrestuar pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ia jap dokumentet personale identifikuese dhe t’i bëhej alkool-testi pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20, në Zveçan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.



Të tjera
5 rregulla në çift që të ndiheni “të lirë”
Balaj: Dalja e ulët në zgjedhje dhe mobilizimi ndikuan që Aleanca ta kalojë pragun
5 përfitimet shëndetësore nga kosi