Kapiteni i Liverpoolit, Virgil Van Dijk ka dhuruar një përditësim shqetësues sa i përket të ardhmes së tij në klub.
Reprezentuesi holandez po futet në sezonin e tij të dytë si kapiten i Liverpoolit, por mund të jetë i fundit pasi kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit 2024/2025.
Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk foli për mediat dhe u pyet për bisedimet e kontratës, duke konfirmuar edhe një herë se nuk ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
“Nuk ka ndryshime për momentin”, ka thënë Van Dijk shkurtimisht para gazetarëve, sipas The Independent.
Trent Alexander-Arnold dhe Mo Salah janë gjithashtu në 12 muajt e fundit të kontratave të tyre dhe kjo ka shprehur një shqetësim të madh për Liverpoolin, sidomos duke marr parasysh mungesën e aktivitetit në afatin kalimtar.
Van Dijk gjithashtu shtoi se prurjet e reja janë të nevojshme duke marr parasysh numrin e madh të ndeshjeve për ekipin.
“Natyrisht, mendoj se duhet të bëjmë disa blerje bazuar se sa i gjatë do të jetë sezoni, por unë mendoj se ata po punojnë prapa skenave dhe jam plotësisht i bindur dhe besoj tek klubi se do të bëjnë gjërat e duhura për ne që të konkurrojmë në çdo garë që marrim pjesë”, përfundoi ai.
Të tjera
Misioni amerikan nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit në Iran
Reagon Papa pas sulmit amerikan ndaj Iranit: Ndalojeni tragjedinë
Jemeni pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, bënë thirrje për një front të unifikuar të kombeve myslimane