Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron krejtësisht të papranueshëm reagimin e Qeverisë në detyrë kundër aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.
Sipas IKD-së, kundërshtimi publik i një aktgjykimi të instancës më të lartë të gjykatave të rregullta nga pushteti ekzekutiv, jo vetëm që përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit, “por është shkelje flagrante e parimit të ndarjes së pushteteve, që është themeli i rendit kushtetues në një shtet demokratik, duke cenuar po ashtu integritetin e gjyqësorit dhe duke nxitur mosbesim institucional”.
Ky institut thekson në reagim se e konsideron tejet të rrezikshme qasjen e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, “duke etiketuar gjyqtarët e Gjykatës Supreme me emër dhe mbiemër. Kjo qasje përveç që cenon integritetin e sistemit gjyqësor, përbën rrezik edhe për sigurinë individuale të gjyqtarëve të përmendur”.
IKD vlerëson se Supremja me të drejtë ka vendosur se nxjerrja e Udhëzimit Administrativ nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.
“ Kësisoj, udhëzimi administrativ është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar, pasi është ndërmarrë nga një zyrtar pa mandat të vlefshëm dhe në papajtueshmëri të qartë funksionale”



Të tjera
Postimet në rrjetet sociale nxisin zilinë mes femrave
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum