Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit (DPC), në Bruksel të Belgjikës, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi për një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të keqe, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara.
Përmes platformës ‘X’, Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit (DPC), duke komentuar deklaratën e Josep Borrellit për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, se nuk do të dorëzohet derisa se të arrihet një zgjidhje deri në fund të mandatit të tij, tha se “dialogu ka qenë në gjendje të keqe për një kohë të gjatë, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara”.
Sipas tij, takimi i nesërm i dialogut është “një ushtrim për të ndërtuar trashëgimi për të lejuar Borrellin dhe Lajçakun të deklarojnë se procesi po vazhdon dhe Vuçiqi e Kurti do të marrin fletëpalosje të ‘Planit të Rritjes’ dhe lavdërime nga BE. E gjitha thjesht shfaqje”.



Të tjera
9.2 milionë dollarë për katër bileta – çmimet për finalen e Botërorit shkojnë në ekstreme
Pirja e këtij lëngu të shijshëm frutash mund të ulë rrezikun e kancerit të lëkurës
40 vjeç është më mirë sesa 30 vjeç